Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri (AAK): Shpresojmë që Kurti do t’i dëgjojë këshillat e Blinkenit

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vizita e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së në Tiranë, tregon që Shqipëria është partneri më i fuqishëm rajonal i Amerikës.

Sipas tij udhëheqësia e Shqipërisë meriton respektin e shqiptarëve të Kosovës për këtë raport. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të kufizohet në përfituese pasive nga kjo marrëdhënie, dhe as të eksperimentojë në kurriz të marrëdhënieve të themelta shqiptaro – amerikane, por duhet të tregohet e përgjegjshme, të marrë rol, dhe të tregoj mature”, ka thënë Tahiri.

“Me padurim presim t’i dëgjojmë porositë dhe këshillat e Sekretarit Amerikan, Blinken, nga kjo vizitë, të cilat shpresojmë t’i dëgjoj mirë, me durim dhe respekt, edhe Kryeministri Kurti!”.