
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Ajo ka bërë me dije se anëtaresimi në këtë kohë të ndjeshme do të kishte rëndësi strategjike.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sovranitet në veri dhe pa hyrje në KiE Kosova do t`i ketë keq punët.
“Pa sovranitet në veri, pa hyrjen në Këshillin e Evropës keq për Kosovën – Hyrja në KiE do ishte me rëndësi strategjike në këtë kohë të ndjeshme..”, ka shkruar Tahiri.