Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se Bashkimi Evropian duhet të ia dorëzojë Amerikës çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se pa udhëhequr SHBA-ja dialogun, nuk mund të presim normalizim të marrëdhënieve.
Ajo ka përmendur edhe kohën kur ishte negociatore e bisedimeve, ku siç thotë ajo ishte shuar struktuar paramilitare.
Postimi i plotë
BE duhet t’ia dorëzojë Amerikës dialogun, ndërsa Amerika ta ndëshkojë Serbinë pa vonesë – Në kohën kur isha kryenegociatore shuam strukturën paramilitare ‘mbrojtja civile’ dhe e ç’armatosëm së bashku me EULEX-in, ndërsa me 24 shtator doli grup paramilitar nga Serbia, sulmoi Banjskën me synim ndarjen e veriut. Pa udhëhequr SHBA-ja dialogun nuk mund të presim normalizim të marrëdhënieve…