Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Çfarë do veprimi i pamatur ngado që të vije nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës tonë

 
   

Ish kryenegicatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka shkruar për situatën tek Ura e Ibrit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendosja apo largimi i trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit ishte porosi për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas saj, KFOR-i me mandat e mbron Kosovën aty ku paraqitet rreziku për shtetin e Kosovës.

“Vendimi jonë i madh në konferencën e Rambujes e bëri Kosovën shtet të lire dhe të pavarur dhe nën protektoratin e NATO-së. Ne atë kohe kemi pasur presione nga diplomatët që të pranojmë që të vendosen forcat paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, por ne i refuzuam kategorikisht, ishim të prerë se vetëm NATO-n e pranojmë dhe e bëmë realitet. Pra me fjalë tjera çfarëdo veprimi i pamatur ngado që të vjen nuk mund ta rrezikoj shtetin e Kosovës tonë që me mençuri politike, pushkë, diplomaci dhe sakrificën sublime të popullit shqiptar, e fituam shtetin”, ka shkruar ajo