Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Hapja e urës së Ibrit për ta fshehur Asociacionin përmes propagandës

 
   

Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, beson se hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve ka vetëm një synim – kamuflimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në vlerësimin e saj Qeveria e Kosovës tashmë është pajtuar me formimin e Asociacionit ndërsa përmes hapjes së urës së Ibrit po dëshiron fshehjen e një gjëje të tillë përmes propagandës.

Kjo do të dal në publik nga SHBA-të e BE-ja, sapo të hapet Ura e Ibrit”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Postimi i plotë

Kurti me beteja te vogla po mbush hapesiren e deshtimeve te medha ne Dialogun e Brukselit-Ura e Ibrit eshte restauruar nga Bashkimi Evropian tash sa vite dhe kjo propagande e Kurtit se gjoja do ta restauron e do ta hap Uren eshte per te fshehur se e ka bere gati statutin e asociacionit dhe priteni se kjo do te del ne publik sapo te hapet Ura nga BE-ja dhe Amerikanet..