Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se hekurudhën të prezantuar sot nga kryeministri Albin Kurti, e ka përfunduar dikur Pal Lekaj, në Qeverinë Haradinaj. Mirëpo sipas tij, tash e dy vite është në procedurë gjyqësore.
Tahiri shkruan “që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”.
Postimi i plotë:
Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar, Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqesore. Ai, për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot, të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri, Pal Lekaj.
Është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini.
Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë.
FAKTET:
Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nepër Gjykata.
Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfallt në autostradë.
Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj.
Gjumë të embël Kosovë!