Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri i AAK-së Qeveria Kurti e pakoordinuar nga brenda, as nuk menaxhon e as nuk qeverisë

 
   

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri ka reaguar sërish për çështjen e teksteve shkollore, duke thënë se do të jetë vit kaotik shkollor.

Sipas tij me vendimin e fundit nga MASHT do të ketë demotivon për mësimdhënësit, prindërit e fëmijët.

“Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve.

Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera.

E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk adminstron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh.

Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje.

Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë!