Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: I kemi 49 nënshkrime, por Kurtin nuk e rrëzojmë me votat e Listës Serbe

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht, opozita i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Tahiri tha se 49 nënshkrimet janë pa i llogaritur deputetët e Listës Serbe, pasi sipas tij, AAK-ja nuk do që Qeveria e Kosovës të rrëzohet me votat e partisë më të madhe serbe në vend.

“Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”.

“Ne i kemi 49 nënshkrime. Sikur ta kishim të nënshkruar, si mekanizëm do t’i ndihmonte më shumë korrigjimit të qeverisë, pasi Albin Kurti nuk jep dorëheqje”, tha Tahiri në “Info Magazine”.

Tutje, ai tha se pret që të ketë bashkërendim të partive opozitare në vend në raport me tema, por jo për ta kthyer ish-koalicionin PAN.