Ish-veprimtarja dhe politikania, Edita Tahiri, në prag të shënimit të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ka thënë se Kosova në aspektin strategjik është shtet i suksesshëm.
Sipas saj, suksesi i Kosovës është falë përkrahjes së ShBA-së.
“Në planin strategjik jemi shtet i suksesshëm, partner perëndimor amerikan. Kosova është shtet i suksesshëm me përkrahje strategjike amerikane”, ka thënë Tahiri.
Tahiri e cila ishte pjesëmarrëse në Konferencën e Rambujes, ka thënë se ka qenë ajo që ka bërë bashkë delegacionin e Kosovës, i cili siç njihej përbëhej nga krahu i luftës së UÇK-së dhe ai politik i kryesuar nga Rugova.