Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri kujton Haradinajn: Ishte mburoja e luftetarëve të lirisë

 
   

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Tahiri thotë se Haradinaj ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë.

“Rënia e lavdishme e Luan Haradinajt në kufirin që ndante një komb, shkuli gurët e kufirit e i bëri lapidar lavdie të kombit shqiptar për liri e çlirim. Luani ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë.

Si vetë rënia e lavdishme e Luanit, mbetet e paharrueshme rruga që ndoqën shokët, e barra e lirisë që ra mbi shpatullat e vëllait që barti trupin e Luanit. I paharrueshëm kujtimi për Luanin, shokët e bashkëluftëtarë që bënë të gjallë pranverën e rënies së tij”, ka shkruar Tahiri.