Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk ka të bëjë fare me Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, kreu i ekzekutivit po pretendon merita për çështjes e lëvizjes së lirë të qytetarëve, pa viza.
Ai thotë se e vetmja meritë e kësaj qeverie janë sanksionet.
“Kryeministri Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi”, shkroi Tahiri në Facebook.