Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, foli për deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me liberalizimin e vizave, i cili tha se Kosova nuk po e mbanë fjalën e dhënë.
Në lidhje me këtë, Tahiri tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket të tregojë se çfarë premtimi u ka dhënë liderëve evropian, për çka është zotuar, dhe siç tha ai, për çka nuk po e mbanë fjalën.
“Macron tha se Kosova nuk po e mbanë fjalën e dhënë.
A ka mundësi Kryeministri i Kosovës me ardh me i tregu Kuvendit dhe qytetarëve të Kosovës, çfarë premtimi u ka dhënë liderëve evropian, për çka është zotuar si udhëheqës i Qeverisë së Kosovës dhe për çka nuk është duke e mbajtur fjalën”, u shpreh tutje Tahiri.