Ish-kryenegocitorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi presidentja, Vjosa Osmani, kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në Këshilin e Evropës.
Tahiri ka thënë se Osmani “më në fund e mbrojti Kosovën, duke thënë se ajo kërkoi që Asociacioni të mos jepet për asgjë.
“Ma në fund foli presidentja Osmani – e mbrojti Kosoven, kerkoi qe Asociacioni te mos jepet per asgje sic e dha Kurti permes letres se Gervalles- sado qe u thjeshtesua mospajtimi i Osmanit duke u intepretuar se i kishte mbetur hatri qe ishte anashkaluar, nuk ishte konsultuar per letren e derguar – me gojembyllur qe ishte presidentja jone, hoqi friken, u kendell, u be ‘Zarathustra’ e Friedrich Niche-s” – ka shkruar ajo në Facebook.