Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Nëse Kurti e miraton Asociacionin do ta ketë problem qëndrimin në Kosovë

 
   

Abelard Tahiri nga PDK, tha se nëse miratohet draftstatuti për Asociacionin, do të jetë tradhti kombëtare.

Sipas tij Kurti ka përgjegjësi për marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohri dhe nëse Kurti e miraton atë draft, do ta ketë problem të qëndroj në Kosovë. 

“Marrëveshja e Ohrit dhe Brukselit nuk ka pikë nga qielli, Kurti eka dhënë kontributin edhe aty… Kurti e ka parë që krijimi i këtij institucioni do ta ndajë Kosovën në dysh në dy entitete politike territoriale. Jam i bindur se me këtë qeveri nuk e qon përpara, është tradhti kombëtare, nuk e miraton. Vendi do shkojë në zgjedhje… Nuk e miraton draft-statutit, me dërgu vendin në zgjedhje”, tha ai.

“Nëse e miraton do ta ketë problem me qëndru në Kosovë. Atëherë do të lind problemi i madh, do ta përjetojmë organizimin territorial të tyre, do hyjmë në problem të madh edhe ndëretnik”, tha ai në “Debat Plus”.