Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj vrajës së 21-vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo ka bërë me dije se organet e drejtësisë duhet të ndalin këto vrasje.
Tahiri ka vlerësuar se kjo vrasje ka ndodhur ende pa u harrur dhimbja nga vrasja e fundit.
“Edhe një vrasje e një gruaje (në Ferizaj) tronditi Kosovën, ende pa harruar dhimbjen për një tjetër – kjo hata nga burrat duhet të marrë fund, organet e drejtësisë duhet ta ndalin këtë dukuri vrastare!”, ka shkruar Tahiri.