Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri, PDK: Ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale e pastaj i votojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare deri kur të merret vendimi për shkuarje në zgjedhje të reja.

Këtë përgjigje ai e pat ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se nëse kjo legjislaturë pasi nuk është në gjendje t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare “nuk ia vlen të ekzistojë”.

“GP i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjithë projektligjet që vijnë këtu në Kuvend. Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë dhe angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”.

“Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që të dakordohemi kur ta çojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale jemi dakord që brenda asaj dite do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Pra, atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky Parlament, të njëjtën ditë do t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Por, jo me këtë jonfunksionalitet që është duke vazhduar që një kohë të gjatë nuk ia vlen me shpenzimin e parasë publike”, tha Tahiri.

Ai shtoi se fakt tjetër për këtë është edhe që vendi gjendet nën sanksione.