Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri për Gërvallen: Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush!

 
   

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, se BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket aspektit të sigurisë.

Tahiri thotë se diplomacia e Qeverisë Kurti e ka vendosur edhe njëherë Kosovën në një kurs fyes dhe të përplasjes direkte me perëndimin.

Shefi i deputetëve të AAK-së thotë se që do të vinte Kosovan në një derexhe s’e ka besuar askush.

Reagimi i plotë:

Diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, sot, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës në një kurs fyes dhe të perplasjes direkte me perendimin, me ShBA-në dhe BE-në. Formulimi “Tigër prej Letre” buron nga periudha e luftës së ftohtë, dhe për ironinë e kombinimit të rrethanave politike aksidentale, përdoren nga një ministre e jashtme, e cila po dëmton çdo ditë të gjitha raportet në të gjitha instancat. Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush!!!