Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka reaguar përsëri për ngjarjet e djeshme në veri të Kosovës.
Tahiri përmes një shkrimi në profilin e saj në “Facebook” shkruan se Policia e Kosovës na krenoi të gjithëve, kështu duke mposhtur terroristët në veri.
“Ju lumtë”, shkruan Tahiri.
Ndryshe, dje në Zveçan, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.
Për këtë rast, në prangat e policisë kanë rënë gjashtë persona.
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës (24 shtator), rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë.
Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.