Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka rënduar jetën e qytetarëve

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas konferencës për media të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Përmes një videoje të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri u shpreh se qeveria Kurti vetëm sa u ka rënduar jetën qytetarëve të Kosovës.

Pra, e ka në dorë vendimin për t’i rritur pagat në sektorin publik, e kërkon një gjë të tillë nga sektori privat, që s’ka bërë asgjë për ta.

Kjo është një qeveri, është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë.”, ka thënë ai.