Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Qeveria Kurti e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur çmimet

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka thënë se kjo Qeveri e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur në qiell çmimet dhe krizën sociale dhe ekonomike.

Tahiri ka thënë se qeveria ua ka zvogëluar qytetarëve standardin jetësor.

“Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi, Ky kryeministër, nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën”, ka shkruar Tahiri.