
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas protestës së mbajtur sot para Qeverisë së Kosovës.
Tahiri përmes një postimi ka thënë se ky ishte një kundërshtim i qetë ndaj veprimeve të Qeverisë që po provon ta nëpërkëmbë dinjitetin e ushtarit të UÇK-së.
Ai tutje ka thënë se qeveria duhet të reflektojë në kujdes me dinjitetin e luftëtarit.
“Kundërshtimi i qetë nëpërmjet protestës ndaj veprimeve të Qeverisë që po provon ta nëpërkëmbë dinjitetin e ushtarit të UÇK-së, demantoi gjithë tendencën për t’i dhënë një përfytyrim denigrues vlerave që ata përfaqësojnë. Qeveria duhet të refletojë, në kujdes me dinjitetin e luftëtarit, me kërkesat legjitime për mirëqenien e familjes së tyre.” – ka shkruar Tahiri pas protestës.