Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit “është vendim i mentalitetit të zdravo mazhorancë”.
Tahiri ka thënë se si Grup Parlamentar i PDK-së këtë e kundërshtojnë.
“Vendimi për kufizimin e hapësirës së gazetarëve brenda sallës plenare të Kuvendit, është vendim i mentalitetit të “zdravo mazhorancës” të cilin, si Grup Parlamentar i PDK-së e kundërshtojmë plotësisht. Lufta e këtij pushteti me mediat, fillimisht duke u përpjekur t’ua ndalin fjalën, pastaj duke ua revokuar licencat, nuk mund të shtrihet edhe tek revokimi i hapësirës fizike për raportim të lirë. Kërkojmë nga Kryetari i Kuvendit që ta tërheq mbrapa këtë vendim të paarsyeshëm”, ka shkruar Tahiri.
Për këtë ka reaguar, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se nuk ka asnjë arsye të “sigurisë” që mediave t’u kufizohet puna.
“Nuk ka asnjë arsye “sigurie” që mediave t’u kufizohet fizikisht puna gjatë raportimeve nga hapësirat e Kuvendit. Kufizimi i pamjeve të plota në raport me të gjithë deputetët është kufizim i mundësisë së informimit të publikut mbi zhvillimet në Kuvend, përtej atyre që na i ofron regjia e Kuvendit. Përplasu deputetët e kabineti qeveritar mes veti, e kufizo mediat për “shkaqe sigurie” – nuk shkon!”, ka shkruar Cakolli në Facebook.