Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tahiri: Të ndalen tendencat e Qeverisë për kontrollin e mediave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ruhet pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese.

Kështu ka thënë Tahiri në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, diskutuam për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

“Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, diskutuam për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili synon të rregullojë disa çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimim e mediave online. Kjo iniciativë, në dhjetor të vitit të ka kaluar në Qeveri, dhe se deri më tani kanë qenë disa reagime të organizatave profesionale duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara për adresimin e disa çështjeve të cilat kërkojnë përgjigje”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Të ruhet pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese!

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, diskutuam për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili synon të rregullojë disa çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimim e mediave online.

Kjo iniciativë, në dhjetor të vitit të ka kaluar në Qeveri, dhe se deri më tani kanë qenë disa reagime të organizatave profesionale duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara për adresimin e disa çështjeve të cilat kërkojnë përgjigje.

Theksova se ky ligj ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online, e i cili shihet si tendencë e Qeverisë për të kontrolluar mediat. Aty ka qenë diskursi i cili ka ardhur i shkruar nga Këshilli i Mediave të Shkruara, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe personave tjerë që e njohin këtë temë.

Pyetja ime ishte se: Si i përgjigjet shteti një akuze të tillë të drejtpërdrejtë për marrje nën kontroll të mediave online?

Çështje tjetër që ngrita në komision ishte se pse nuk duhet të funksionojnë këto organizata sipas Ligjit për Organizatat Joqeveritare, por duhet të kthehen në kompani të regjistruara si biznese?

Në këtë aspekt, KPM-së po i japin edhe një detyrë shtesë, po rritin numrin e anëtarëve nga 7 në 11. Pse po ndodhë një gjë e tillë?

Emrat e anëtarëve të KMP-së zgjedhën nga shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Sot është LVV-ja, nesër mund të jetë dikush tjetër dhe mandati i anëtarëve të KPM-së po u rritet. Prej një mandati trevjeçar dhe katërvjeçar tash po shkon në katërvjeçar me mundësi të rizgjedhjes. Është shumë të zgjidhen për tetë vjet në KPM. Kjo nuk duhet të ndodhë. Stërzgjatja e mandatit në udhëheqje korporative është gabim.

Fillimisht është mirë ta shterim debatin se a jemi duke bërë mirë që po e rrisim mandatin nga katër në tetë vjet, dhe çka fiton Kosova, çka fitojnë mediat përveç që i japim katër paga më shumë?

Nëse më thotë dikush që po e rrisim buxhetin funksional të KPM-së për një departament shtesë, apo të departamentit për analizën e rrjeteve sociale, të komunikimit social, të platformave të cilat tashmë janë bërë dritare të komunikimit publik, është në rregull.

Jam anëtar i këtij komisioni dhe temat që i përdorim janë bosht i forcimit të demokracisë së vendit si, pushteti lokal, mediat, etj. Por, ky draftligj i cili është përgatitur nga Zyra e kryeministrit ka pasur një mungesë të madhe të transparencës.

Stop tendencave të Qeverisë për kontrollin e mediave!