Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka ironizuar duke pyetur se ku do të shkojë Kurti, pasi tokat iu dhanë Manastirit.
“Tokat i shkuan Manastirit po Kurti ku do te shkoj…”, ka shkruar Tahiri.
Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se këtë vendim e ka marrë për ta hequr si kusht për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Qeverisë i është bërë e qartë nga Komiteti i Asamblesë Parlamentare që ne duhet të zgjedhim ndërmjet dy opsioneve…. të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit”, tha ai.