Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, tha se nuk do të marrin pjesë në votimet e asnjë ligji në Kuvend.
Ai tha se mënyra e vetme për ta ndalur Qeverinë Kurti është votimi i mocionit të mosbesimit. Tahiri tha se për këtë mocion ka diskutuar me opozitën para se të bëhej publik nga partia e tij.
Ai tha se Qeveria është duke vazhduar me deklarata e veprime skandaloze dhe se vendi është në qorrsokak.
“Si grup parlamentar ne sot nuk kemi marr pjesë në Kryesi dhe mendojmë që të gjitha votimet në gjitha nivelet duke filluar nga Kryesia, Komisionit dhe seancat nuk do të ndodhin. Arsyeja është e thjeshtë vendi është në një qorrsokak. Zgjedhje e vetëm është mocioni i cili do të prodhoj zgjedhje rrugët tjetër nuk ka”, tha ai.
“Kurti e ka izoluar Kosovën nuk është duke e parë pasqyrën. Është ngujuar në një kabinet të vetin dhe është duke e dërguar Kosovën në një humnerë dhe kjo duhet të ndale. Mënyra e vetme për t’u ndalur është kthimi tekë kërkesa e jonë për mocion dhe shkuarja në zgjedhje. Mocion ynë është diskuara para se të bëhet publik”.
“Unë e kam diskutuar me shfa të grupeve. Kam pasur takim me shefat e grupeve dhe i kam njoftuar, ata kanë gatishmëri mirëpo brengen e kanë sa a i’u bëhen votat. Mendoj se votat bëhen nëse e marrim edhe mbështetjen e opozitës”, tha ai.
“Sa i përket deklaratave skandaloze të qeverisë së Kosovës këto janë duke vazhduar që të jenë skandaloze. Ajo për sekretarin Blinken që është naiv ka qenë një deklarata tepër skandaloze. E kemi deklaratën tjetrën të ministres së Punëve të Jashtme dhe së fusni e ki skandalin më të madh të kryeministrit me mos takimin e kryeministrit Rama”, tha ai.