Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Takimi Kurti-Krasniqi, ja nga kush po shoqërohen

Ka filluar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi.

Dy liderët do të jenë prezent edhe shefat e grupeve parlamentare të të dyja subjekteve, Mimoza Kusari (VV) dhe Abelard Tahiri (PDK).

Takimi mes tyre po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës.

Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, siç u tha në ftesë.