Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimi midis kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë dhe përgëzoi kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një reagim në X, Rama shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.
“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.
Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”