
Të dielën është takimi i Edi Ramës me bashkëatdhetarët shqiptarë në Greqi.
Kreu i qeverisë e cilëson këtë datë si një moment krenarie për të gjithë shqiptarët atje.
‘Mirëmëngjesi dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Rama ka njoftuar qytetarët edhe për adresën e saktë të takimit. Takimi do të mbahet në Athinë në orën 11:00 në stadiumin Galatsi në Bulevardin Veikou.