Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier i shkoi sot në zyrë Nenad Rashiqit, ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Me ambasadorin amerikan, Rashiq tha në Frontal në T7 se nuk është hera e parë që takohen dhe e quajti atë mik të vërtetë të Kosovës dhe të komuniteteve.
“S’është takimi i parë. Kjo është hera e tretë apo e katërt që takohemi. Z. Hovenier është një njeri që e përkrah procesin e kthimit dhe që në takimin e parë e kam marrë një mbështetje”, tha Rashiq.
Rashiq tha se Hovenier mbështetë edhe aktivitetet e ministrisë që e drejton ai.
“Hovenier edhe njëherë po tregon që është një mik i vërtetë për Kosovën, por po ashtu edhe i komuniteteve”, tha Rashiq.