Gani Geci e ironizoi darkën e Albin Kurtit e Memli Krasniqit, LVV-së me PDK-në, duke e quajtur “Fejesë”.
“Fejesa e LVV-së me PDK-në që është bërë në Garden jam gëzu fort sepse ju thojsha që janë një brum e nuk më besojshin, e ajo fejesë a zgjatë, a martohen a jo pas zgjedhjeve, se di se plotë po fejohen e pastaj po ndahen,” ka thënë Geci në “Debat Plus”.
E që sipas tij kjo “fejesë” po duket që do të zgjasë.
“Në këtë kontekst kjo fejesa e PDK-së me LVV-në nuk po duket që nuk ka me zgjatë, se në LVV kur të shkojnë në zgjedhje nuk mujn me e kalu kodin civil për arsye se e kanë një pjesë të deputetëve që janë islamik që nuk e votojnë kodin civil, janë pro familjes jo surogacisë,” shtoi Geci.