Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, në Top Channel.
Gjatë bisedës me dy moderatorët, Alban Musaj dhe Julka Gramo, Rudina ka folur si asnjëherë më parë në lidhje me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frroku.
Aktorja ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë me 3 fëmijët e bashkëshortit, e kjo është meritë e tyre dhe e Markut. Sipas saj, ata janë të mrekullueshëm dhe ishin të hapur që të pranon një person të ri në familjen e tyre.
Rudina shtoi se i do shumë dhe se tani nuk e imagjinon jetën e saj pa ata. Madje tregoi se edhe vajza e saj, Viktoria është si një motër e vogël për 3 fëmijët e Markut.
Madje duke qeshur, aktorja zbuloi edhe një ngjarje me vajzën e dytë të Frrokut, Ertën, e cila nuk e dinte në fillim fjalën njerkë dhe ka menduar se Rudinën e ka ‘vjehërr’.
“Erta, goca e dytë, duke qenë se më shumë komunikojnë në anglisht këta kalajmtë e sotëm, me mua tallen të gjithë, me anglishten time tallet e gjithë familja. Nuk e dinte në fillim fjalën njerkë, e më tha ‘Rud unë të kam vjehërr ty’”.