Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Tani je në duart e mia”, si e rrëmbyen adoleshenten dhe e ab*zuan

Një histori rrëmbimi dhe abuzimi ndaj një vajze të mitur është denoncuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus.

Historia rrëfehet nga vetë vajza e mitur dhe nëna e saj në studion e Uniko, duke respektuar privatësinë e tyre (fytyra e mbuluar, zëri i ndryshuar dhe censurim i vendeve).

Kjo histori abuzimi është duke u hetuar aktualisht edhe nga organet ligjzbatuese.

E mitura ka treguar se si nisi historia, kur një djalë që ajo e njihte abuzoi me të nën kërcënimin e armës.

E mitura: Kisha një shoqe që lidhet me një nga autorët, kryesorin, dhe ai më tha 2 ditë më përpara që ne do takohemi edhe do flasim në lidhje me shoqen tënde. Ok pranova. Tha do takohemi 10 minuta në shëtitore dhe do flasim vetëm në lidhje me atë, dua të di ku jeton ajo. Pranova se nuk m’u duk diçka e madhe shumë. Kur shkova aty tha hip në makinë se do shkojmë do bisedojmë në një lokal, ndoshta do vijë edhe shoqja jote. Edhe meqë tha do vijë edhe shoqja ime, m’u duk diçka e sigurt. Do ishim 2 goca, s’do ishte problem. Edhe gjatë rrugës tha që planet kanë ndryshuar, ne do shkojmë tjetërkund. Edhe atëherë fillova të alarmohesha duke i thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë. As në telefon nuk kisha karikim, ishte fikur telefoni. Tha ‘tani je në duart e mia dhe e di unë se ku të çoj dhe çfarë bëj’. Më çoi te një shtëpi te lagjia e spitalit, është pallati i dytë më duket në kat të tretë, dallon jashtë ka ca pllaka, domethënë dallon nga të tjerat. Ishte një shtëpi me orendi të vjetra, dukej si e braktisur. Aty më futi brenda me zor, domethënë nuk doja që të hyja brenda se përderisa më çoi te shtëpia mendova që diçka e keqe po më afrohej. Isha duke qëndruar indiferente gjatë gjithë kohës. Mendova të dilja në ballkon, ndoshta të thërrisja dikë, por nuk më lejoi. Ishte një komodinë me sirtarë. I hapi ato dhe aty kishte armë. Unë s’kisha parë ndonjëherë armë. Ngaqë ato ishin si të ndryshkura, i thashë që këto nuk punojnë. Po më kërcënon me diçka që nuk funksionon. Edhe tha nëse ke dëshirë mund ta provojmë. I thashë normal që nuk dua. Atëherë më tregoi që kishte fishekë, i mbushi dhe i bëri gati e ma drejtoi. Edhe tha që nëse ti nuk bën atë që them unë, atëherë do ketë pasoja si për ty dhe për familjarët e tu. Domethënë se kushërinjtë e mi ai i kishte shokë. Kishin shoqëri bashkë edhe tha do filloj nga ata. Aty kisha shumë frikë edhe bëra atë që ai deshi. U nënshtrova përderisa kisha frikën e kushërinjve, e dija që ata kanë lidhje të ngushta, ishin rritur bashkë. Tha që nuk do të të lejoj të shkosh as në shkollë. Nëse do të pres flokët edhe nuk del fare. Ishte vetëm. Pastaj pasi abuzoi me mua, më la të shkoja në shtëpi edhe tha që nuk ke për të treguar asnjë gjë. Kjo ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë. Më mori edhe varësen që kisha, një varëse ari në qafë me një engjëll të personalizuar për mua, ma mori edhe tha që kjo do jetë një diçka që do ta marr peng, do ta mbaj unë që ndoshta për të më nënshtruar mua që të shkoj herët e tjera ngaqë e dinte që ajo varëse ishte shumë e vlefshme për mua edhe më tha që do shkosh në shtëpi dhe nuk ke për të treguar se çfarë ndodhi, as familjes tënde, as shoqeve të tua.

Dy ditë pas këtij episodi, në pasdite e mitura nuk u kthye më në shtëpi pasi u rrëmbye dhe u mbajt me forcë për 4 ditë nga autori dhe shokët e tij, të cilët abuzuan me të.

Ndiqni më poshtë emisionin e plotë.