Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Arben Taravari është emëruar ministër i Shëndetësisë në qeverinë maqedonase.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai.
“Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi. I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!”, ka shkruar ai.