Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Tashmë 57-vjeçe, por për aktoren e famshme mosha është thjesht një numër

Halle Berry është shfaqur në një formë perfekte fizike teksa ka pozuar e ulur në një shkëmb në një foto të postuar në profilin e saj të Instagramit, ditën e dielë.

Aktorja amerikane, 57-vjeçe, shihet e veshur me një palë të brendshme të zeza teksa në sfond shfaqet një pamje e mrekullueshme.

Bukuroshja brune ka kënaqur 8.6 milionë ndjekësit e saj me fotografinë provokuese, ndërkohë që bashkangjitur ka shkruar: “Nuk mund t’i mbuloja këto shkëmbinj”, mbishkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e shkrepjes së syrit.

Ajo ka postuar gjithashtu një tjetër fotografi, në të cilën ka treguar tiparet e saj të mrekullueshme.

E veshur me një shall ngjyrë bezhë ndërkohë që mbante një palë syze të zeza, aktorja shkruan: “Shumë gëzim=pak urrejtje”.

Kujtojmë që aktorja e njohur Halle Berry dhe bashkëshorti i saj i tretë, Olivier Martinez, kanë finalizuar divorcin e tyre pas gati 8 vitesh beteje rraskapitëse në gjykatë. Berry dhe aktori francez vendosën të divorcohen në tetor 2015 pas dy vitesh martesë, por procedurat thuhet se u ndërprenë një vit më vonë, sepse ata nuk ishin në gjendje të zgjidhnin çështjet e kujdestarisë.

Dokumentet e gjykatës të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Angeles detajojnë kushtet e marrëveshjes së tyre, e cila urdhëron Berry të mbledhë një shumë të madhe parash për shpenzimet e fëmijës së tyre të vetëm. Ylli i “Catwoman” duhet t’i paguajë Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo. Që nga prilli i këtij viti, ajo u urdhërua gjithashtu t’i paguante atij 4.3% të çdo të ardhure që merr mbi 2 milionë dollarë.