Drejtori ekzekutiv i AKK, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për median i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, ku thotë se Ministri Murati është dashur të mendoj para se ta hartoj këtë ligj pa u konsultuar me komunat.
Tutje Ibrahimi thotë se ministri Murati nuk është konsultuar me komunat që faljen ta bëjë nga buxheti i nivelit qëndror e jo të merr vendim për falje duke i shkurtuar buxhetet e komunave.
“Ministri Murati është dashur të mendojë para se ta hartojë këtë ligj pa konsulta me komunat që faljen duhet ta bëj nga buxheti i nivelit qëndror e jo të merr vendim për falje duke i shkurtuar buxhetet e komunave”, tha Ibrahimi për Gazeta Blic.
Ai thotë se komunat kanë kërkuar që ky projekt ligj të kthehet në Qeveri dhe të mos procedohet si i tillë dhe që vlera e faturave të tatimit në pronë të jetë e njejtë si në vitin 2022.
“Pra, si konkluzë komunat kanë kërkuar që ky projekt ligj të kthehet në Qeveri dhe të mos procedohet si i tillë dhe që vlera e faturave të tatimit në pronë të jetë e njejtë ashtu si në vitin 2022. Kjo është e vërteta dhe gjithçka neve si AKK mund t’i argumentojmë kërkesat e komunave”, u shpreh ai.
Ibrahimi thotë se kryetarët e komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës, në takimin e fundit që ishte prezent edhe kryeministri Kurti dhe ministri Murati, kanë kërkuar që ky projeket ligj të kthehet në Qeveri dhe jo të procedohet për parlament.
“Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë, kryetarët e komunave përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) në takimin e fundit ku ka qenë prezent KM Kurti dhe Ministri Murati kanë kërkuar që projekt-ligji (i cili tani është bërë ligj) të kthehet në Qeveri e jo të procedohet për parlament”, tha Ibrahimi për blic.
Tutje ai thotë se edhe pasi që Ministria e Financave ka marrë vendim për ngritjen e faturave të tatimit në pronë, kryetarët e komunave kanë dërguar kërkesë që një ngritje e tillë e faturave të pezullohet dhe që vlera e faturave të jetë ashtu siç ishte në vitin 2022, atje ku ai shtoi se ministria e cila udhëhiqet nga ministri Murati i ngriti faturat e tatimit në pronë.
“Gjithashtu, pasi që Ministria e Financave ka marë vendim për ngritjen e faturave të tatimit në pronë, kryetarët e komunave përmes AKK kanë dërguar kërkesë që një ngritje e tillë e faturave të pezullohet dhe që vlera e faturave të jetë ashtu siç ka qenë në vitin 2022. Pra, në asnjë mënyrë kryetarët dhe komunat nuk i kanë ngritur faturat por kanë kërkuar që vlera e tyre të jetë e njejtë si në vitin 2022. Ministria e cila udhëhiqet nga ministri Murati i ngriti faturat e tatimit në pronë”, u shpreh ai.
Ibrahimi thotë se ministri Murati në komisionin parlamentar, pati thënë se komunat kanë të drejtë të bëjnë falje mirëpo departamenti i tij ligjor tha që komunat nuk kanë të drejtë ligjore.
“Ministri Murati në komisionin parlamentar, gjatë pjesës së parë të vitit 2023, patë thënë që komunat kanë të drejtë të bëjnë falje mirëpo departamenti i tij ligjor tha që komunat nuk kanë të drejtë ligjore”, tha Ibrahimi.