Duket se goditja e artistëve ndërkohë që performojnë në skenë tashmë është bërë e modës dhe një tjetër këngëtare shqiptare ka rënë pre e këtij veprimi në një prej koncerteve të fundit të saj.
Në një video që është bërë menjëherë virale në internet, Tayna shihet teksa performon në skenë dhe në momentin që po këndon, një anëtar i publikut e ka goditur artisten me telefon.
Për fat të mirë, Tayna i ka shpëtuar këtij incidenti pasi telefoni thjesht e ka prekur tek pjesa e këmbëve, duke mos e dëmtuar.
Reperja ka vijuar performancën e saj, duke e injoruar totalisht veprimin që një ndër personat e pranishëm në koncert ka bërë.
Tayna nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale në lidhje me këtë incident që i ka ndodhur së fundmi. Artistja ka qënë në një koncert në Nju Jork, e cila ka perfomuar në skenë së bashku me Ledri Vulën.