Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Të ecësh disa hapa më shumë mund të përmirësojë cilësinë e jetës tuaj

Një studimi i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, ka zbuluar se njerëzit që ecnin çdo ditë kishin një rrezik më të ulët të vdekjes sesa ata që ishin më pak aktivë.

Dëshmitë e mëparshme kanë zbuluar se ecja ka një sërë efektesh pozitive shëndetësore. Duke filluar nga ato kardiovaskulare, deri tek përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe i shëndetit mendor.

Ju gjithashtu nuk keni nevojë të bëni shëtitje të gjata çdo ditë për të përmirësuar shëndetin tuaj. Sepse edhe ecja me hapa të shpejtë gjatë aktiviteteve të përditshme ka të njëjtat përfitime shëndetësore.

Ecja është forma më e lehtë dhe më e lirë e ushtrimit të moderuar. Përveç këpucëve të përshtatshme, nuk kërkon ndonjë pajisje specifike.

Ecja ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

Studiuesit vlerësuan 16,732 gra të moshës 60 vjeç e sipër.

Hapat e pjesëmarrëseve ishin të ndara në dy grupe: shëtitje më të gjata që zgjasin të paktën 10 minuta dhe ecje të shkurtra dhe të shpejta.

Studiuesit ndoqën pjesëmarrësit në studim për rreth 6 vite.

Ata identifikuan një rënie prej 32 % të vdekjeve midis atyre që ndërmorën të paktën 2,000 hapa në ditë.

Çdo rritje prej 1.000 hapash në ditë shoqërohej me një rënie prej 28 % të vdekjeve të parakohshme.

Përfitimet shëndetësore nga hapat që arrinin rreth 4,500 hapa në ditë, ishin të ngjashme midis të dy grupeve.

Si e përmirëson ecja shëndetin tuaj

Sipas kardiologëve, aktiviteti i rregullt fizik lidhet me një rrezik të zvogëluar të diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Ecja gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, që janë edhe shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Aktiviteti fizik si ecja, mund të rrisë forcën e muskujve dhe të ndihmojë në parandalimin e rënies dhe lëndimeve.

Ecja është një ushtrim i shkëlqyer për trupin, ku gjatë së cilës përdoren të gjithë muskujt e këmbëve.

Megjithatë ndryshimi i ritmit tuaj gjatë një shëtitjeje mund të ketë më shumë përfitime shëndetësore.

Për shembull, ecja me një ritëm më të shpejtë për një interval 30 sekonda, pastaj ngadalësimi për 30 sekonda të tjera, mund të rrisë rrahjet e zemrës. Kjo gjë që mund të ndihmojë në djegien e më shumë kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Dëshmitë sugjerojnë që ecja mund të përmirësojë cilësinë e gjumit.

Gjithashtu njerëzit që janë fizikisht aktivë kanë shëndet më të mirë mendor sesa ata që nuk janë.

Ecja, qoftë edhe e qetë, zvogëlon simptomat e depresionit dhe shton ndjenjat pozitive tek të rriturit e moshuar.

Si të bëni më shumë hapa në ditë

Të bëni ndryshime të vogla në rutinën tuaj ditore është mënyra më e mirë për të bërë sa më shumë hapa.

Bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës, pastroni shtëpinë ose ju mund të ecni edhe në vend ndërsa shikoni televizor.

Merrni shkallët në vend të ashensorit ose duke parkoni pak më larg në mënyrë që të bëni më shumë hapa.