Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.
Lamturia e fundit do ti jepet të ejten më 14.03.2024 në orën 10:00 të mëngjesit në vorrezat e Myslimanëve në Sennefriedhof të Gjermanisë.
Njoftimin për vorrim e ka bërë vëllai i të ndjerit, Berat Nimani.
Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besart Nimanit.
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi mbrëmë vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhën publik identitet e tyre.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, tha ai.
Tutje sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.