Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Të fshehtat’ e takimit Rama-Kurti, gjuha e trupit i zbulon të gjitha

Lidhur me procesin në kuadër të Samitit të Berlinit, ka folur për Top News ditën e sotme, ekspertja e gjuhës së trupit, Linda Kalemi. Kjo e fundit i bëri një analizë shtrëngimit të duarve mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

“Nëse nuk do të ishim shqiptarë, dhe nuk do i dinim marrëdhëniet tona të brendshme, dhe do të ishte dikush i jashtëm, do shihja një takim korrekt. Është brenda kuadrit të rregullave zyrtare. Se shihen distanca, dhënia e dorës, shoqërimi etj.

Duke e krahasuar me figura të tjera, sidomos ai i Hollandës, me të tjerë, takimi është më i ngrohtë. Shkëmbehen fjalë, shkëmbehen buzëqeshje dhe shikimi sy më sy është më i ngrohtë. Është një lloj mini-dialogu i vogël, është një farë ngrohtësie. Nuk ka vetëm protokoll zyrtar por ka edhe një farë konfidencialiteti.

Takimi me Kurtin është i ftohtë, ndryshe nga me liderët e tjerë. Shkëmbimi me sy është bërë, por jo i gjatë. Ne e dimë historikun e marrëdhënies së tyre,” tha Kalemi.