Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në orën 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të vendosur lidhur me rendin e ditës së seancës së radhës së Kuvendit.
Në komunikatën për media janë dhënë edhe detaje lidhur me pikat që kanë mbetur pa u miratuar nga seancat e radhës.
Rendi i ditës sipas Kuvendit të Kosovës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 20 prill dhe 29
qershor 2023:
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe
projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave,
Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.)
dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të
energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,
8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në
mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim
për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin
e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite
mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 26 prill
2023:
1. Votimi i Propozim Rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në
Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve
qendrore në sektorin energjetik.
IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 maj 2023:
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për
bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë
së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në
Prishtinë,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e
hershme,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve,
pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës,
viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.
04/L-172,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe
Sigurisë së Mbrojtjes,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
12. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë
22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)
me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë,
13. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës
menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.
V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22 qershor 2023:
4. Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së
Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i
buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8 dhe 15 qershor
2023:
22. Votimi për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë
Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
VII. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 6, 7 prill dhe 7
qershor 2023:
4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.
VIII. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim
të asistuar mjekësor,
5. Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje
me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së
Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për
programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet
Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e
institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.04/L-139 për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.
05/L-118,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera
Gjatë Luftës në Kosovë,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e
ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale,
procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat
personale vjetore,
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-190 për zhvillim rajonal të balancuar,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-200 për parandalimin dhe kontrollin e
sëmundjeve ngjitëse,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
nr. 05/L-081 për Energjinë,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-227 për përfaqësimin e institucioneve
shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-237 për kadastër të pronës së paluajtshme,
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-238 për Fondin sovran të Republikës së
Kosovës,
19. Shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit t Ligjit nr. 06/L-009 për
Ndërmjetësim,
20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e
komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
21. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetrorë të Cilësisë,
22. Emërimi i kryesuesit dhe i një (1) anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të
Privatizimit,
23. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
24. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE.
IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.