Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Të kuqtë mbyllin përgatitjet, pritet sërish formacioni “tip”. Ja rreshtimi i mundshëm i Partizanit kundër Teutës

Ndikuar nga ndeshja mes Erzenit dhe Laçit, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Partizanit iu desh të mbyllte dje paradite përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

Gjatë paradites skuadra ka mbyllur detajet e fundit të përgatitjeve, ku edhe Abilaliaj dhe Kuic kanë marrë edhe vendimet finale rreth formacionit që do të aktivizojnë. Nisur nga fakti që plot pesë lojtarë mjaft të rëndësishëm mungojnë për këtë ndeshje, edhe formacioni pritet të jetë i njëjti me sfidat e fundit.Alban Hoxha pritet sërish në portë, teksa në krahët e mbrojtjes priten sërish Murataj dhe Atanaskoski. Në qendër, ku mungon një si Sota, pritet të luajnë Bytyçi dhe Koçijan. Në mesfushë, Rrapaj, Mehmeti dhe Maget pritet ta nisin nga minuta e parë, teksa Taipi do të mbështesë dyshen Cara-Bintsuka në majën e sulmit.