Sibela Abedini, vajza që i dha fund jetës për shkak të publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, kishte dërguar disa mesazhe para se të ndodhte ngjarja e rëndë.
Në celularin e sekuestruar nga policia, hetuesit kanë zbuluar disa mesazhe që ajo kishte shkëmbyer me personin që Altin Çoku, i kishte thënë se ka publikuar foton në TikTok. Në këto biseda të shkëmbyera në Whatsapp, vajza i është lutur personit në fjalë që të fshijë foton pasi të nesërmen do të bënte denoncim në polici.
Gazetarja Klodiana Lala thotë se pas kësaj, vajza ka komunikuar edhe me Altinin dhe ky i fundit i ka thënë se nuk është ai personi përgjegjës për publikimin e fotove. Ajo thotë se mesazhet e gjetura në celularin e vajzës janë drithëruese.
“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit. Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua,
nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj. Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”.