Të ndryshosh mendje nuk është vetëm një çështje preferencash për ushqimin, por një aftësi që ka ndikim të madh në zhvillimin personal dhe marrëdhëniet me të tjerët. Megjithatë, shumë prej nesh e shmangin këtë proces, duke u mbërthyer pas bindjeve të vjetra
Pse ndodh kjo? Sepse pranimi se mund të kemi gabuar ose se kemi qenë të paplotë në të menduarit tonë shpesh shkakton ndjesi të pakëndshme.
Pse ndryshimi i mendjes na frikëson?
Pranimi i ndryshimit të mendjes nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e preferencave për ushqimin – është një aftësi që lidhet ngushtë me rritjen personale dhe marrëdhëniet tona. Por shumë shpesh, kjo ndjenjë na bllokon, sepse pranimi se kemi gabuar ose nuk kemi pasur të drejtë na vendos në një pozitë të ndjeshme. Truri ynë nuk e do këtë ndjenjë.
Kur mbajmë kokëfortësisht një mendim, truri aktivizon pjesën që merret me frikën dhe mbijetesën. Në thelb, truri nuk bën dallim midis një kërcënimi real (si një luan në xhungël) dhe sfidës ndaj një bindjeje. Kjo na bën të mbrojmë me fanatizëm mendimet tona, edhe kur faktet tregojnë të kundërtën.
Të jesh i gatshëm të ndryshosh mendje nuk të bën të dobët – përkundrazi, tregon se je i hapur ndaj zhvillimin. Fleksibiliteti njohës, pra aftësia për të përshtatur të menduarit me informacion të ri, sjell shumë përfitime:
Rrit kreativitetin: Të menduarit fleksibël na ndihmon të shohim situatat nga këndvështrime të reja dhe të gjejmë zgjidhje inovative.
Përmirëson marrëdhëniet: Kur jemi më pak mbrojtës dhe më të hapur ndaj perspektivave të ndryshme, lidhjet me të tjerët bëhen më të thella dhe konfliktet zvogëlohen.
Shton qëndrueshmërinë: Jeta është plot surpriza dhe fleksibiliteti na ndihmon të përballemi me ndryshimet pa shumë stres.
Si ta pranojmë ndryshimin e mendjes?
Të pranosh se mund të kesh gabuar nuk është gjithmonë e lehtë, por ka disa mënyra për ta bërë më të thjeshtë këtë proces:
Shiko gabimet si forcë
Pranimi i gabimit nuk është dobësi. Përkundrazi, tregon kurajë dhe dëshirë për të mësuar. Herën tjetër kur kupton se ke gabuar, mos e shiko si dështim, por si mundësi për të mësuar diçka të re.
Zëvendëso sigurinë me kureshtje
Kur i qasemi botës me kureshtje, bëhemi më të hapur ndaj informacionit të ri. Në vend që të fokusohemi te të qenit “të saktë”, përpiqemi të kuptojmë më shumë. Pyet veten: “çfarë mund të mësoj nga kjo?”
Nis nga gjërat e vogla
Ndryshimi i mendjes për bindjet e thella mund të jetë i frikshëm. Prandaj, fillo me diçka të vogël, si rikthimi te një ushqim që nuk të ka pëlqyer dikur. Fitoret e vogla krijojnë bazën për ndryshime më të mëdha, citon Anabel.
Të ndryshosh mendje nuk do të thotë të mohosh atë që ke qenë më parë – është një mënyrë për të nderuar atë që je tani. Të gjithë jemi në proces zhvillimi dhe kjo është diçka që duhet festuar. Herën tjetër kur përballesh me një ide të re, mbaje mend: Fleksibiliteti është një shenjë force, jo dobësie.
Ndoshta është koha për të provuar diçka që dikur e ke refuzuar… kush e di, ndoshta edhe brokoli nuk është aq i keq sa kujton! /Telegrafi/