Ministri i Drejtesise, Ulsi Manja dhe kreu i PD, Lulzim Basha kane replikuar ne Kuvend, ne lidhje me amnistine penale.
Pasi u moren personalisht me njeri tjetrin, Basha iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se “ti dhe shefi jot, jeni nona e korrupsionit”
“Apo e ka fjalën për aktin më të rëndë të NATO kur kryeministri i një vendi anëtar të NATO ka korruptuar një nga zytarët e lartë të inteligjencës amerikane, që sot e ke në burg, për komplotin që stisi me shefin tënd kundër rivalit për kryeministër. Këto janë të konsumuar. Ajo që ti nuk i thua dot shqiptarëve është pse i gënjeve bashkë me bashkëpunëtoret e tu kur amnistove të korruptuarit dhe vazhdon në ndjekje penale protestuesit. Përgjigja është e thjeshtë, ti dhe shefi jot jeni nona e korrupsionit”, tha Basha..
Nderkohe, Ministri Ulsi Manja i është përgjigjur me ironi komenteve të Lulzim Bashës, duke thene se i dhimbset vetja që ia nuk ka flokë, ndërsa Bashë vetëm i shtohen.
“Nuk kam ndonjë merak sepse nuk merrem me gjëra personale, por më dhimbset vetja se jemi moshatarë, ti e di shumë mirë që jemi një gjeneratë dhe më dhimbset vetja që ty të shtohen flokët mua më bien. Kam hallin tim, jo tëndin. Më vjen mirë që ti je këtu”.
Basha: Nuk i kamë parë kurrë kaq aktivë, anëtarët e PS për të të mbrojtur Ulsi, kaq rëndë je. Dhe që je rëndë kuptohet sepse një njeri që nuk ka argumente merret me gjera personale. Nuk ta kanë borxh shqiptarët që merresh me leshtë e mi. Të ngelën leshtë e mi në gojë ty dhe atij që mungon sot. Pse merresh me atë punë? Ti merru me të vërtetat.
Ke hallin e Durrës Kukës, po ke 11 vjet në qeveri, coje ne prokurori. Ti gënjen, unë kam kërkuar heqjen e imunitetit këtu. I jam nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam i gatshëm ti nënshtrohem, edhe për 40 të tjera. 21 janar? Po a nuk jeni ju që e vutë në fron sebepin e 21 janarit. Pse duhet të prisnit Strasburgun.
Manja: Basha nuk kam ndonjë merak sepse nuk merrem me gjëra personale, por më dhimbset vetja se jemi moshatarë, ti e di shumë mirë që jemi një gjeneratë dhe më dhimbset vetja që ty të shtohen flokët mua më bien. Kam hallin tim, jo tëndin. Më vjen mirë që ti je këtu.
E dyta, tani se kush thotë të vërtetën, secili do të besojë të vërtetën e vet. Ndryshe nga ti ku të tutë thonë që është kur pyetesh për orën, gënjen. Këto të mitë nuk kanë mbërritur ta thonë për mua, ditën kur ta bëjnë do të iki nga politika
Jam gati, e kam deklaruar sepse është bërë refren dosja 184. Unë jam gati, por ti a je gati për ato që fola unë të shkojmë të dy bashkë atje? E thjeshtë gjëja, të tjerat janë retorikë? Je gati, ashtu si unë të shkojmë atje