Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Të ngrohtë apo të ftohtë – Si duhet ta konsumoni qumështin

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore.

Sigurisht, qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë.

Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Qumështi i ngrohtë  

Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës.

Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.

Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja.

Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Qumështi i ftohtë

Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut.

Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.

Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin.

Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur.

Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore.

Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë./agroweb