Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të pagjeturit, Kosova në Berlin përsërit kërkesën për qasje në arkiva dhe lokacionet në Serbi

 
   

Të pagjeturit, Kosova në Berlin përsërit kërkesën për qasje në arkiva dhe lokacionet në Serbi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë një vizite në Berlin të Gjermanisë, ka kërkuar përfshirjen më aktive të Bashkimit Evropian në çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, si dhe qasje në arkivat dhe lokacionet në Serbi për zgjidhjen e këtij problemi të ndjeshëm.

Në kuadër të procesit të Berlinit, anëtarët e komisionit kanë zhvilluar takime me Grupin për Persona të Zhdukur, Komitetin e Rrjetit Rajonale të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, si dhe ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla.

Në këto takime është ri-adresuar kërkesa për palën serbe për qasje në arkivat dhe lokacionet në Serbi, zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut, si dhe një përfshirje edhe më aktive të BE-së në zbardhjen e fatit edhe të më shumë se 1600 personave të zhdukur 25 vjet pas luftës në Kosovë.