Të paktën 23 persona kanë vdekur në Venezuelën qendrore pasi një mur dheu u shemb në një minierë ari që funksiononte ilegalisht, ndërsa dhjetëra njerëz ishin në punë.
Yorgi Arciniega, një zyrtar lokal, i tha agjencisë së lajmeve AFP të mërkurën se rreth 23 trupa ishin nxjerrë nga miniera e hapur e njohur si Bulla Loca në xhunglat e shtetit të Bolivarit.
Sipas zyrtarëve, rreth 200 njerëz mendohet se kanë punuar në minierë, e cila është shtatë orë udhëtim me varkë nga qyteti më i afërt, La Paragua.
Qeveria e Venezuelës në vitin 2016 krijoi një zonë të madhe të zhvillimit të minierave që shtrihej në mes të vendit, për të shtuar të ardhura të reja krahas industrisë së saj të naftës. Që atëherë, operacionet e nxjerrjes së arit, diamanteve, bakrit dhe mineraleve të tjera janë përhapur brenda dhe jashtë asaj zone.
Shumë miniera në këtë vend funksionojnë jashtë ose në kufijtë e ligjit. Ata ofrojnë punë fitimprurëse për venezuelasit e zakonshëm, por kushtet janë brutale.