Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të paktën 16 të vrarë, përfshirë katër fëmijë nga sulmet izraelite në Gaza

Kampi ishte ndërtuar për t’i mbrojtur palestinezët e zhvendosur nga sulmet izraelite.

Megjithatë të hënën këta banorë u zgjuan nga një sulm me raketa i cili la të vdekur të paktën 16 persona, përfshirë katër fëmijë dhe plagosi dhjetëra të tjerë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Zyrtarë të morgut të spitalit Avda të cilët i morën trupat nga kampi Nuseirat në Gaza, konfirmuan numrin e të vdekurve, ndërsa thanë se në mesin e tyre ishte një nënë me fëmijën e saj dhe pesë vëllezërit e motrat e saj.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës thuhet se ka ende persona të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja nga sulmi dhe se ekipet e shpëtimit po hasin në vështirësi për të arritur tek të bllokuarit.

“Forcat izraelite kanë vrarë rreth 20 dhe kanë plagosur 76 persona në 24 orëshin e fundit. Ka shumë që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit nuk po mund të arrijnë te ta”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Izraeli thotë se me sulmet e tij në Gaza synon vetëm militantët dhe akuzon Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura se rrezikojnë civilët duke vepruar në zona të banuara.

Por, ushtria izraelite rrallë komenton për sulmet individuale, të cilat shpesh vrasin gra dhe fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se mbi 41,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës atje gati një vit më parë.

Kjo ministri nuk bënë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në numërim, ndërsa thotë se pak më shumë se gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Ndërkohë Izraeli thotë se ka vrarë mbi 17,000 militantë të Hamasit, pa dhënë prova për këtë.

Lufta filloi pasi Hamasi filloi një sulm në shkallë të gjerë në Izrael më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke rrëmbyer rreth 250 njerëz.

Rreth 100 pengje janë ende brenda Gazës, rreth një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur, pasi shumica e të tjerëve u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor.

Tags: