Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të paktën 23 të vdekur nga shirat e rrëmbyer në Brazil, shpërngulën 5000 njerëz

Shirat e dendur në Brazil këtë fundjavë morën të paktën 23 jetë midis shteteve juglindore të Rio de Janeiro dhe Espirito Santo.

Qeveria e Espirito Santos tha se 15 njerëz kanë vdekur dhe gati 5,000 janë zhvendosur nga shirat e dendur që nga mbrëmja e së premtes, raportoi AP.

Autoritetet në Rio de Zhaneiro kanë raportuar deri më tani tetë vdekje.

Kryebashkiakët dhe guvernatorët e rajonit juglindor të Brazilit kanë paralajmëruar banorët që nga e enjtja për problemet e mundshme të motit gjatë fundjavës.