Të pastrehun e marrin në dorë parukierët, pas tra.nsformimit nuk e njeh më veten (Video)

Ky burrë i pastrehë që do të shikoni në videon e mëposhtme, do të kryejë tra.nformimin më të madh në jetën e tij, sa i takon pamjes së jashtme. Ai quhet Jose.

Jose ka jatuar rrugëve të ishullit spanjoll, Majorca, për më shumë se 25 vite. Një grup vajzash, nga një parukeri lokale si për femra e për meshkuj, ftuan burrin për t’i oftuar atij ndryshimin e madh.

Dhe në fund, me të vërtetë mund të themi se kemi të bëjmë me një transformim të paparë. Nga një njeri me flokë të gjata të bardha, mjekër të thinjur, i veshur “si në pikë të hallit”, Jose kthehet në një zotëri të vërtetë.

Ai pret flokët e mjekrën, i lyen ato me nuanca të ngjyrës së zezë, heq vetullat, rruhet, krihet e në fund vishet me atlete e pantallona plotë ngjyra. Të gjitha këto e bëjnë të shndërohet në një zotëri që i bën njerëzit të kthejnë kokën kur ai kalon në rrugë.

Ndryshimi është aq i madh, saqë kur kthehet dhe shikon veten në pasqyrë, e ka jo vetëm të vështirë ta besojë, por gati-gati nuk e njeh më veten tij. E njëjta gjë u ndodh edhe miqve të Jose, të cilët e takojnë në rrugë. Me të vërtetë ndryshe, apo jo?